MENU
klinika

Prezantojnë Boçin në Elbasan

Berisha e Meta bëhen bashkë

09.04.2023 - 21:16

Pasi prezantuan dje kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë fitojmë’ në Vorë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë.

Këtë herë ata janë ndalur në Elbasan, ku do të prezantojnë kandidatin për kryebashkiak, Luçiano Boçi.

Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbushur sallën sot në Elbasan dhe kanë dalë në përkrahje të Boçit.

Bashkia e Elbasanit mbetet nje molle e ndaluar per PD, pasi ajo nuk arrin te fitoje atje qe prej vitit 2003 kur drejtonte Ardian Turku.