MENU
klinika

"Më 14 Maj janë zgjedhjet e jetës sonë"

Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve të demokracisë

02.04.2023 - 12:19

Në 32-vjetorin e masakrës së 2 Prillit, ish kryeministri Sali Berisha ka nderuar katër martirët e demokracisë në Shkodër.

Berisha deklaroi se sakrifica e tyre u kthye në kushtrim për mbarë shqiptarët. Ai tha se sot kryeministri Edi Rama dhunon me makinerinë e tij të narkoshtetit liritë dhe të drejtat e qytetatëve duke përfshirë edhe votën e lirë.

Më tej ai theksoi se me pasigurinë që i krijon qytetarëve të saj, qeveria i përzë nga vend ii tyre si asnjë pushtues tjetër në historinë e vendit.

“Dhunon me makinerinë e tij të narkoshtetit liritë dhe të drejtat e qytetarëve përfshirë votën e lirë. Edi Rama është po aq xhelat sot ndaj lirve të shqiptarëve sa ishte edhe i at ii tij që firmoste në vitin 88 varjen në litar të poetit kundërshtar Havzi Nela. Ai sot me makinerinë e tij shtetërore, në vjedhjen monstruoze që u bën shqiptarëve. Me pasigurinë që ka krijuar me lidhjet e tij me krimin, i përzë nga vend ii tyre sa asnjë pushtues tjetër në historinë tonë kombëtare.

Ky monizëm sot bazohet në vjedhjen e votës për të cilën për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 Prillit. Bazohet në varfërimin dhe shndërrimin e pasurive publike jo në bekim pë rata siç duhet të jenë. Ne nderojmë martirët e 2 Prillt në prag të 14 Majit. Të zgjedhjeve të 14 Majit. Njëlloj si zgjedhjet e 22 Marsit, zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhjet e jetës sonë ku përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën me idealet e lirisë së shqiptarëve.

Me vullnetin e tyre të hekurt për të vendosur pluralizmin. Shkodra mbeti besnike e idealeve të veta të lirisë. Kam bindjen më të madhe se 14 Maji do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë së qytetarëve shkodranë. Ftoj shqiptarët kudo ku janë të frymëzohet nga sakrifica sublime e martirëve të 2 Prillit. Nga qëndresa e qytetarëve të Shkodrës”, tha Berisha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin