MENU
klinika

Vendimet nga Kolegji Zgjedhor

Berisha: Rama më bëri nder, tregoi tmerrin e madh që ka nga unë

22.04.2023 - 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për vendimet e Kolegjit Zgjedhor për logot e partive të Koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe kreun e koalicionit në fletën e votimit, ku vendosi se do të jetë Ilir Meta. Berisha tha se kjo tregoi tmerrin që Rama ka ndaj opozitës duke urdhëruar mercenarët e tij të shkelin ligjin.

DEKLARATA:

“Këta janë shndërruar në një sekt që kanë përçmim për qytetarët. Ky kryetari juaj këtu, çfarë bëri me ujësjellësin? Unë kam publikuar fotot e tubave të vjetër që i vendoste. Ju i keni dërguar te unë dhe unë i kam publikuar. Prandaj tubat çahen dhe Këlcyra nuk ka ujë. Pse nuk bleu tuba të rinj? Se i ndau me ministrat dhe deputetët lekët. Këta nuk kanë të ndaluar në hajdutërinë e tyre.

Ndaj dhe 14 maji është votë në radhë të parë për veten tuaj, është votë për një ndryshim që është jetik.
A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD. E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.

Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën.
I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.

Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për charterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri.
Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro. E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet. Më 14 maj ju garantoj se Rama do i ketë muajt e numëruar në pushtet.

Një grua vritet në banak, dy të tjera brenda 2 orëve. Keni parë ju që ky të shprehet? Jo! Ai është Një mizogen që nuk ka shokë në Shqipëri dhe Evropë. Më është bërë qejfi që ka emëruar gra në Parlament dhe ua kam thënë në sy që janë bërë si bodyguard-et e Gedafit. Ato buzëqeshin. Edhe ai kishte 12 gra bodyguard, njëra i thoshte ylli i Saharasë. Njëra i thotë Zheniu, Zeusi. Politikani më i përfolur ndaj femrave nuk ka ekzistuar. Edhe për këtë duhet të ngriheni. Pse të lejojmë një kryeministër të tillë. Shqiptarët me rrogat më të larta në rajon do jetë motivi ynë. Në 2013 ishim të parët në rajon, tani jemi të fundit. U garantoj fermerët, blegtorët, prodhuesit e Këlcyrës se qeveria do të subvencionojë çdo prodhim, sipërfaqe dhe shitje”

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!