MENU
klinika

"Koalicioni Berisha-Meta? Vetëm principe s’ka"

Berisha sulmon Yuri Kim/ Topi: S’i ka mbetur opsion tjetër!

10.04.2023 - 19:33

Sulmet e Sali Berishës nga ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ish presidenti Bamir Top ii cilëson si një sjellje atipike e tij, e ndërsa thotë se me të gjithë diplomatët amerikan, ish kryeministri ka pasur një sjellje të dyfishtë. Në Report TV, në emisionin ‘Studio Live’, Topi tha se nisur nga sjelljet e Berishës me të gjithë ambasadorët e SHBA, nuk i bën aspak përshtypje sulmet ndaj Kim.

“Nuk i ka mbetur alternativë tjetër vetëm të shkojë dhe ta ezaurojë këtë debat apo konflikt, ta çojë deri në fund. Ai është edhe në një moment rikuperimi politik, por nga ana tjetër është edhe në mesin e një fushate elektorale. Unë kam memorie të gjithë sjelljen e Berishës me ambasadorët amerikanë, ka qenë një sjellje e dyfishtë, të gjithë ambasadorët nga 1992 janë pritur me të gjitha nderimet në mënyrë absolute dhe së paku ambasadorët të cilët unë kam pasur kontakt nga koha kur isha president, Arvizu thuri lavde për Berishën, por iku pa e takuar atë. Një sjellje atipike e një politikani të lartë që ndryshe të pret dhe ndryshe të përcjellë. Një sjellje që akumulon urrejtje”, tha Topi.

Ai ka komenduar edhe koalicionin Meta-Berisha.

“Koalicioni vetëm principe nuk ka, është koalicion puro politik për interesa specifike të këtyre dy personazheve të rëndësishme”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pa asnjë shpresë për të riun dhe të vjetrin!"

Bamir Topi komenton situatën në PD: Një histori e turpshme!

"Duhet hetim i thelluar pasi është një precedent i rrezikshëm"

Berisha u godit me grusht gjatë protestës/ Ish-Presidenti Topi: Një akt i rëndë e i shëmtuar!