MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Berisha thirrje kandidatëve të Alibeajt: Jepni dorëheqjen, jeni regjistruar gabim

18.04.2023 - 22:02

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje kandidatëve të deputetit Enkelejd Alibeaj që të tërhiqen nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm në Patos ku prezantoi kandidaten e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha tha se të gjithë të zgjedhurit nga Alibeaj janë regjistruar gabim. Ai shtoi se për t’ju shërbyer demokratëve duhet të dalin nga ajo listë dhe të mos bëhet sipas tij, viktima të lidhjeve të krimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot ne zhvillojmë fushatë njëlloj si në 1991 me idealet, financat, përpjekjet tona. 2 milionë euro Brava-Alibasha kanë ndarë para të taksapaguesve opozitarë, të gjitha duhet të ishin të PD. 2 milionë euro. Të gjitha urdhërat i marrin nga PS. Ndaj edhe unë nga kjo platformë i bëj thirrje çdo kandidat, apo kandidateje që gabimisht është regjistruar për Bravën-Alibashën të japë dorëheqjen në interesin më të mirë që ai ose ajo ka në PD. Basha dhe Aliabasha janë pengjet më të shëmtuar politike. Viktima të lidhjeve të tyre të krimit, dhe asnjë njeri nuk duhet t’i ndjekë ata, duhet t’ja lerë në oborr Edi Ramës aty ku ka. Duke përfunduar, thirrja ime është kjo frymë e shkëlqyer që paralajmëron një fitore të thellë në 14 maj. Kjo frymë fitoreje, optimizmi dhe entuziazmi që po qarkonanë e kënd evendit kërkon nga të gjithë ne çdo orë, çdo ditë, gjer më 14 maj të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar në mënyrë që më datën 15 në bashkinë e Patosit të inagurojmë si qytetare të parë zonjën dr.Sofije Alushaj.