MENU
klinika

Meshat u zhvilluan në të gjithë vendin

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

16.04.2023 - 12:01

Qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në Katedralen e Korçës për të uruar ngjalljen e Krishtit, ndërsa drita e qirinjve u shpërnda mes qindra besimtarëve.

Më pas ata iu drejtuan shtëpive të tyre me flakën ndezur, në shenjë mbarësie për të marrë bekimin e Zotit.

Në Durrës, shërbesa e Ngjalljes dhe Mesha hyjnore u zhvilluan në kishën “Apostull Pavli” dhe “Shën Asti”. Zjarri i shenjtë iu kalua me qirinj besimtarëve që shkëmbyen mes tyre urimet e rastit.

Në kishën e Shën Gjergjit në Lushnjë, me qirinjtë në duar që simbolizojnë dritën e përjetshme, ortodoksët iu bashkuan meshës së vigjiljes.

Në Vlorë Ceremonia e Pashkës u kremtua në Kishën e Shën Theodhorit, drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili kreu edhe lutjet sipas ritit fetar.

Në Fier, besimtarët ortodoksë u mblodhën në kishën e Shën Gjergjit. At Nikolla mbajti meshën e ringjalljes së Krishtit. Pas procesionit te ndjekur ne mesnate besimtarët ortodoks u lutën për më shumë paqe dhe mirësi brenda shpirtrave te tyre

Edhe në Shkodër komuniteti i besimtareve Ortodoks festuan Pashkën. Mesha e vigjiljes u kremtua në mesnatë nga at Nikolla Petani. Besimtaret uruan njëri tjetrin nga afër në katedralen Lindja e Krishtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN