MENU
klinika

Shkodër

Bie zjarr në Repartin e Kirurgjisë, zjarrfikësit shuajnë flakët

22.04.2023 - 09:34

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë. Ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve të Shkodrës bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe paraprakisht dyshohet aksidental.

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.  Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.