MENU
klinika

Kandidatët e Berishës dhe Metës ‘shfrenojnë’ fantazinë!

Boçi: 3000 vende të reja pune dhe një ‘Disney Park’ në Elbasan

17.04.2023 - 20:00

Kandidatët e koalicionit Berisha-Meta duket se po e “shfrenojnë imagjinatën” në premtimet e tyre elektorale.

Pas Belind Këlliçit që ka si “kalin e betejës së tij” premtimin për autobus falas, radha është e kandidatit për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi. Ai është shprehur se do të hapë 3 mijë vende pune e madje tha se do të ndërtojë edhe “Disney park” në Elbasan.

“Synojmë ndërtimin e parkut të madh të lojërave dhe zbavitjes dhe një format i ngjashëm, jo adekuat i “Disney park”, që do të realizohet me ankand. Bashkia do të bëjë projektin dhe do të ftojë kompani botërore. Pretendojmë që këtu të punësohen 200 njerëz me kohë të plotë”, tha ai.

Një tjetër premtim i tij është “15 tregje të reja në qytet dhe njësitë administrative”. Ai tha se fokusi i tij do të jetë mbajtja e të rinjve në atdhe.