MENU
klinika

Armand Duka rizgjidhet në KE

Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s për mandatin e tretë!

05.04.2023 - 13:20

Aleksandër Ceferin është konfirmuar në krye të UEFA-s për mandatin e tretë. Slloveni ishte kandidati i vetëm për president të UEFA-s, teksa është konfirmuar në Kongresin e Lisbonës. Ceferin mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është rizgjedhur për herë të dytë me një mandat 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Duka ka marrë 45 vota nga 55 anëtarët e shoqatës europiane të futbollit.

Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Në fjalën pas rizgjedhjes, slloveni falenderoi anëtarët për mbështetjen.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari Ceferin.

Një avokat profesionist, Ceferin mori postin e kreut të UEFA-s nga francezi Michel Platini, i cili dha dorëheqjen për një konflikt interesi dhe skandal abuzimi me pushtetin. Platini dhe kreu i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter, më vonë u përballën me akuza penale në Zvicër, por përfundimisht të dy u liruan si të pafajshëm korrikun e kaluar.

Më tej Ceferin ka sulmuar idenë e Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës për “Superligën e Europës”, duke i quajtur kartele.

“Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive. Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje. Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin