MENU
klinika

“Prilli i gjumit të ëmbël”...

Çfarë është sëmundja e pranverës?

24.04.2023 - 09:45

“Prilli i gjumit të ëmbël”: kështu thoshin gjyshet tona për të justifikuar atë ndjesi lodhjeje që me ardhjen e pranverës duket se prek shumicën e njerëzve, veçanërisht gratë. Kjo gjendje ka emrin e vet dhe quhet “sëmundja e pranverës”.

Një sindromë që prek çdo vit rreth 2 milionë italianë (dhe 84% të popullsisë së botës në përgjithësi).

Kjo gjendje, përveç lodhjes së përhapur fizike dhe mendore, sjell me vete edhe sëmundje të tjera të pakëndshme. Por jo nëse dini si ta parandaloni dhe si ta përjetoni pranverën në mënyrë pozitive dhe mbi të gjitha energjike.

Shkaqet e sëmundjes së pranverës

Përpara se të kuptoni se si të mbroheni nga mundësia për t’u prekur nga sëmundja pranverore, është mirë të kuptoni arsyet pse mund të jetë e dobishme të merren masa kundër saj.

Rritja e temperaturave, zgjatja e ditës janë dy arsyet kryesore pasi trupit nga pikëpamja metabolike i duhet të lodhet më shumë, të punojë më shumë. Nga pikëpamja hormonale gjithashtu.

Sëmundja e pranverës: simptomat

lodhje më e madhe fizike;

një ndjesi rëndese;

nervozizëm i shtuar;

më pak aftësi për t’u përqendruar dhe pavëmendje;

çrregullime të gjumit;

dhimbje koke;

paaftësi;

lodhje e muskujve dhe kyçeve;

çrregullime të tretjes;

por edhe ndryshime të mundshme të humorit, melankoli, trishtim deri në rritje të gjendjeve të ankthit dhe stresit.

Sa zgjat sëmundja e pranverës?

Këto simptoma nuk zgjasin shumë, rreth dy javë. Kjo është koha e mjaftueshme që trupi të mësohet me ritmet e reja.

Trajtimi

Në fakt, trajtimi i sëmundjes së pranverës ka të bëjë më shumë me kujdesin për veten në përgjithësi, duke adoptuar një sërë sjelljesh të dobishme për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë.

Përpiquni të flini herët, duke shijuar pjesën e parë të natës, e cila është edhe më rigjeneruese.

Vendosni orare dhe respektojini ato, si kur shkoni në shtrat ashtu edhe kur ngriheni;

Vishuni mirë për të qenë gati për çdo lloj temperature.

Ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila ndihmon trupin të përballojë kërkesën e shtuar për energji.

Zgjidhni ushqimet aleate të trupit si frutat e thata, spinaqi dhe bizelet, të cilat japin një dozë të mirë magnezi, drithëra dhe bishtajore të pasura me fibra, peshk, por edhe salmon, ton dhe shumë fruta.

Eliminoni frutat dhe perimet si portokalli, limoni ose domatet që rrisin aciditetin e stomakut.

Mësoni t’i kushtoni më shumë kohë vetes, të relaksoheni dhe të lejoni trupin të rikuperohet dhe të pushojë, duke lehtësuar stresin, lodhjen dhe duke e lënë dhimbjen të largohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?