MENU
klinika

Orë të gjata pritje për emigrantët shqiptarë

Çfarë po ndodh në Kapshticë?

17.04.2023 - 10:30

Qindra qytetarë zgjodhën të festonin Pashkët Ortodokse jashtë Shqipërisë. Shumë prej tyre u nisën drejt shtetit fqinj Greqisë, për të festuar.

Ashtu si në dalje dy ditë më parë, edhe në hyrje të Shqipërisë, në pikën kufitare të Kapshticës, ka pasur radhë kilometrike. Qindra qytetarë kanë qëndruar në pritje prej disa orësh për të kaluar në pikën kufitare.

Trafiku është i rënduar. Mësohet se autoritetet greke po punojnë me një sportel.

Nga ana tjetër emigrantë dhe biznesemenë, të cilët presin që të kthehen në punët e tyre, kanë mbetur në radhë të gjata prej orësh.