MENU
klinika

Humbja e 3 në 3 ndeshje

Chelsea pa frena në Premier League!

15.04.2023 - 20:25

Në Premier League Chelsea vijon të zhgënjejë edhe me Lampard në pankinë. Blutë e Londrës janë mposhtur 1-2 nga Brighton edhe pse Gallager shënoi golin e parë të sfidës për londinezët në Stamford Bridge. Në vijim goli i Welbeck dhe Ensico bënë që 3 pikët të shkonin për miqtë, ndërsa pas 31 javësh në Premier League Chelsea renditet përkohësisht në vendin e 11.

Megjithatë Chelsea nuk është skuadra e vetme londineze që ka zhgënjyer këtë fundjavë, pasi edhe Tottenham është mposhtur 2-3 në shtëpi nga Bournmouth.

Në Gjermani Bayerni ka barazuar 1-1 me Hoffenhaim, duke treguar probleme pas disfatës në Champions League, por megjithatë as Dortmund nuk ka arritur të përfitojë pasi është ndalur në barazim 3-3 kundër Sttutgart. Pas 28 javësh kampionat Bayerni udhëheq me 59 pikë, 2 më shumë se Dortmundi ndjekës.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin