MENU
klinika

Pas 5 muajsh bojkot!

Deputetët e ‘Listës Serbe’ rikthehen në Kuvendin e Kosovës

06.04.2023 - 13:20

Pas rreth 5 muajsh mungesë, deputetët e Partisë ‘Lista Serbe’ janë paraqitur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke shkaktuar edhe debate në sallë, me deputetë të tjerë të cilët kanë ironizuar rikthimin e tyre në Kuvend.

Por pavarësisht nga çfarë u mendua, deputetët e Listës Serbe nuk qëndruan në sallë për më shumë se një orë. Sipas mediave të Kosovës deputetët duket janë rikthyer vetëm për të mos lejuar që t’u digjen mandatet e deputetëve. Kështu që kanë vendosur të largohen pasi firmosën në listën e prezencës së deputetëve në sallë.

Lista Serbe ka kërcënuar me protesta masive në veri të Kosovës nëse nuk do të lirohet nga burgu serbi i arrestuar nën akuzën e djegies së 3 veturave me targa “RKS” si dhe dhunë ndaj policisë së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: 3 muaj ushtri me detyrim

“Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik”

Priten institucionet e reja

Haradinaj: Në dhjetor lëvizim pa viza

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’