Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, Urim Hyseni i cili vrau nënën e tij.
Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka siguruar dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.
Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tani.
Më tej, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.
Gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte prerë biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.