“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Ishte më e lehtë para disa javësh, dhe tani dhimbja e veshit nuk më lë të përqëndrohem. Nuk po e kuptoj çfarë kam…
Përgjigjet mjeku: Dhimbja e veshit mund të shkaktohet nga probleme të shumta dhe disa nga ato mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi dhe me pjesët e tjera të trupit.
Së pari të identifikohen problemet në vend se të merren antibiotikë apo analgjetikë për të evituar dhimbjen.
Disa njerëz thonë se dhimbja e veshit është një nga llojet më të rënda të dhimbjes. Fatmirësisht, ka ilaçe natyrore të cilat e lehtësojnë shumë shpejt dhimbjen.
Njëra prej tyre është hudhra, ku një thelb të saj e nxehni në vaj ulliri. E lini të ftohet, por jo plotësisht, pasi duhet të jetë pakëz i ngrohtë. Vajin e derdhni në vesh dhe e lini të qëndrojë 5-10 minuta, pastaj ktheni kokën në anë tjetër që vaji të dalë dhe gjatë kësaj përdorni fashë ose pecetë ose diçka që do të thithë vajin. Një tjetër ilaç është kanella. Përzini pak kanellë me vaj ulliri dhe pastaj nxeheni. Kur bëhet e nxehtë, largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet derisa të bëhet e vakët. Kulloni përzierjen, ndërsa vajin e vëni në vesh. Lëreni të veprojë 5 deri 10 minuta.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.