MENU
klinika

"S’kemi folur për kritere të Asociacionit"

Dialogu Kosovë-Serbi/ Petkoviç: Gënjeshtër e pastër nga Bislimi

06.04.2023 - 13:19

Pesë kritere që i përmendi gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, kryenegociatori Besnik Bislimi në lidhje me Asociacionin, nga pala serbe po pretendohet se nuk janë diskutuar fare në takimin e Brukselit.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, përmes një shkrimi në Twitter, e ka quajtur këtë “gënjeshtër të pastër të Bislimit”.

“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.” – ka thënë ai

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN