MENU
klinika

Rama ‘thumbon’ Berishën e Metën

“Dikur iu binin pantallonat para botës, sot kërkojnë të…”

30.04.2023 - 13:22

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Malësi të Madhe ku kërkoi një mandate të dytë për kryebashkiakun Tonin Marinaj.

Ai tha para banorëve se Shqipëria kurrë nuk ka qenë e përfaqsuar kaq denjësisht e para botës sa ç’është sot.

“Kujt i shkonte mëndja se ne do të kishim një vend në Këshillin e Sigurisë në OKB përkrah superfuqive. Apo që do të merrnim drejtimin e OSBE. Në Tiranë u mbajt samiti i BE, për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE. Të gjitha këto nuk erdhën prej bukurive të Shqipërise se këtu ishin bukuritë edhe para nesh, por erdhën falë punës” – tha Edi Rama.

Ai nuk harroi të thumbonte edhe opozitën.

“Kur ata shkonin në tryeza ndërkombëtare e mbanin kokën ulur dhe gati sa s’u binin pantallonat. Sot, kërkojnë t’ju marrin edhe juve me vete në luftë kundër SHBA” – tha Rama në Malësi të Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zonat ku kanë avantazh PS dhe “Bashkë Fitojmë”

Si do jetë ecuria e garës në këto 9 bashki


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”