MENU
klinika

Ngjarje e rëndë në Kosovë

Djali vret me armë zjarri nënën e tij

14.04.2023 - 19:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë të Kosovës, Sipas mediave vendase. Një person ka vrarë me armë zjarri nënën e tij.

Pasi ka kryer krimin, autori është vënë në prangat e policisë. Tashmë po vijojnë hetimet nga autoritetet policore për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai.