Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha sot se në një takim në Beograd, e ka njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për problemet e brendshme të Bosnjë Hercegovinës dhe përpjekjet për të shpërbërë pozitën kushtetuese të Republikës së Serbisë.
Kjo është e dyta deklaratë e Dodik ku ky i fundit përmend mundësinë e shkëputjes së republikës Srpska nga Bosnjë Hercegovina. Ai së fundmi u shpreh se si pasojë e presionit ndrkombëtar, së fundmi po e mendon seriozisht mundësinë e shpalljes së pavarësisë dhe shkëputjes nga Bosnja.
“Angazhimi i një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Sarajevës politike çon në degradim dhe edhe më të kushtëzuar pozitën kushtetuese të Republikës Srpska. Kemi arritur në një moment që nuk mund ta shtyjmë këtë pyetje dhe mbrojtja jonë, si reagim ndaj gjithë kësaj, është se po mendojmë seriozisht të marrim një vendim për pavarësinë dhe shkëputjen e Republikës Srpska- theksoi Dodik.
Ai theksoi se Republika Srpska nuk kërkon asgjë përveç asaj që tashmë është zgjidhur me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës. Dodik përsëriti se Republika Srpska është neutrale, duke ndjekur qëndrimin e Serbisë.
“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësinë dhe shkëputjen nëse ato çështje pronësore dhe çështje të tjera që u janë dhënë Republikës Srpska nuk kthehen. Bashkëpunimi me NATO-n është i mundur, por ne e kemi pezulluar tani derisa të përcaktojmë pozicionin, por anëtarësimi nuk bëhet fjalë”, tha Dodik.
Vuçiç tha se Dodik e informoi për situatën dhe marrëdhëniet në Bosnjë Hercegovinë, si dhe për luftën dhe përpjekjet e Republikës Srpska për të ruajtur të drejtat dhe detyrimet e saj nga Marrëveshja e Dejtonit.
“Marrëveshja e Dejtonit është thelbi i funksionimit të Bosnje-Hercegovinës dhe rrjedhimisht edhe të Republikës Srpska dhe ne gjithmonë do të mbështesim gjithçka për të cilën janë rënë dakord të tre kombet duke respektuar këtë marrëveshje”, tha ai.
Pjesë e Bosnjë Hercegovinës janë tre entitete shtetformuese, kroatët, boshnjakët dhe serbët.