Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se nuk beson në shtetin e Bosnjes dhe Hercegovinës, sepse ajo është e “mbyllur” dhe nuk ka pasur kurrë mundësi të ketë sukses.
Dodik u shpreh se lidhur me Kosovën, Republika Srpska do të ndjekë polikën e Beogradit.
Ai vlerësoi gjithashtu se fakti që Bosnja dhe Hercegovina abstenoi në votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe sipas tij, kjo trgon që shteti nuk ka kuptim.
“BiH nuk e pranoi dhe nuk e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe ne nuk kemi marrëdhënie me atë autoritet në Prishtinë. Ne thamë se e ndjekim Beogradin në këtë aspekt dhe se respektojmë integritetin territorial të Serbisë dhe do të punojmë si udhëheqje e Serbisë”, theksoi ai për RTS.
“Ne nuk kemi plan lufte, planet tona nuk janë luftë, planet tona janë në kohë paqeje. Pyesim veten se çfarë zhurme ka për luftën. Nga ana jonë do të ketë paqe”, shtoi Dodik.