MENU
klinika

Policia në ndjekje të autorit

E rëndë në Laprakë / 40-vjeçari qëllon me thikë dhe plagos tre persona në mes të lokalit

03.04.2023 - 20:17

Tre persona  kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë në një lokal në zonën e Laprakës, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, personat e plagosur janë qëlluar me thikë nga 40-vjeçari i identifikuar si Elton Mergjyshi.

Mësohet se ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Një prej të plagosurve, 64-vjeçari Viktor Rrapollari, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.