MENU
klinika

"Tani po vlon puna"

E zbulon Veliaj/ Ja kur do të jetë gati Piramida

13.04.2023 - 12:27

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, ka zbuluar se kur do të jetë gati Piramida nga ana e infrastrukturës.

Gjatë një interviste për emisionin “Wake up”, Veliaj tha se Piramida do të jetë gati në fillim të muajit maj dhe do të presë të rinjtë dhe të rejat që duan të ndjekin pasionin e tyre duke sugjeruar një profesion për të ardhmen.

TUMO do transferohet te Piramida. Ne kemi një interes që djemtë dhe vajzat që mësojnë kodim, mësojnë radio, audio, video, montazh, film, ‘scratch’, ‘java’, ‘python’, realiteti virtual. Po jetojmë në botën e inteligjencës artificiale, të robotikës, megatronikës.

Kështu që ne duam që edhe ekosistemi aty, të jetë jo vetëm për të mësuar, por edhe për të bërë praktikën. Ne besojmë që në fund të prillit, në fillim të majit do kemi mbaruar me pjesën e infrastrukturës. Tani po vlon puna. Nëse në fund të prillit, në fillim të majit ne mbarojmë pjesën e infrastrukturës, shfrytëzojmë gjithë pjesën e verës për të bërë gjithë këta kompjuterë, kabllo, internet, pajisje të ndryshme elektronike, besojmë që me hapjen e vitit të ri shkollor, mund të fillojmë paralelisht sepse edhe nxënësit largohen për pushime.

Unë them që shtatori i këtij viti na gjen me kapacitet të plotë dhe ambicia është të dyfishohemi, nëse tani kemi 2000-2500 fëmijë, të shkojmë në 5 mijë fëmijë dhe unë besoj që këto janë punët e së ardhmes”, tha Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qyteti që aspiron të jetë Tel Avivi i Ballkanit në teknologji”

New York Times artikull për Tiranën dhe transformimin e Piramidës