MENU
klinika

Largime masive drejtuesish

Eksod te Ferrari

27.04.2023 - 16:34

Skuadra e Ferrarit në Formula 1 vijon të pësojë “firo” në rang drejtuesish. Drejtori i garave të “Kokëkuqes”, Laurent Mekies ka dhënë dorëheqjen dhe do bashkohet në sezonin e ri me AlphaTauri.

Thashethemet për largimin e francezit nga Maranello datojnë qysh në mars, me mediat italiane që raportuan atëherë se ai po kërkonte një largim në Alpine, FIA ose Formula 1. Gazzetta dello Sport tregon se ai do të bëjë një udhëtim të shkurtër në Faenza për t’u bashkuar me AlphaTauri dhe lëvizja do të ndodhë në një moment tjetër në 12 muajt e ardhshëm.

Mekies nuk është largimi i parë i profilit të lartë nga Ferrari në muajt e fundit me Mattia Binotto që dha dorëheqjen në fund të vitit 2022 përpara se kryeinxhinieri David Sanchez të largohej për një lëvizje te McLaren.