Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka zbuluar se është takuar fshehurazi me Harry Styles për dy muaj dhe ka pranuar se ai mund të jetë ‘i duhuri dhe i vetmi’.
Në një diskutim për jetën e saj të dashurisë, Emily, zbuloi se ajo është takuar me Harry-n që nga fillimi i shkurtit dhe shpreson që romanca e tyre të zgjasë.
Duke folur në një podcast të regjistruar më 9 mars, dy javë përpara se ajo të shihej duke ndarë puthje me Harry-n në Japoni më 25 mars, Emily tha:
“Sapo kam filluar të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen. Është e mrekullueshme. Çfarë kërkoj tek një partner? Më pëlqen dikush që është shumë i pavarur. Mendoj se për mua kjo është shumë e rëndësishme”
Emily u kap duke puthur me pasion Harry-n në Tokio. Që nga divorci i saj, ajo është aluduar se ka qenë në lidhje me komedianin Pete Davidson dhe aktorin Brad Pitt.
Modelja u pa edhe me komedianin Eric André, por më vonë la të kuptohet në rrjetet sociale se çdo gjë që kishte nisur mes tyre kishte marrë fund.