MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Emri i Metës në fletën e votimit/ Nazarko: Ky vendim defavorizon ‘Foltoren’ e Berishës

20.04.2023 - 19:39

Analisti Mentor Nazarko tha në një intervistë për “News Line” në Abc News se emri i Ilir Metës në fletën e votimit mund të krijojë konfuzion tek votuesi. I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj për vendimin e djeshëm të KAS, për të lënë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit dhe jo të Berishës, Nazarko tha:

“KAS ka marrë një vendim nisur nga realiteti juridik i marrëdhënieve brenda këtij subjekti garues dhe jo nga realiteti politik. Nëse mbështetemi në realitetin juridik, Berisha ka një status të papërcaktuar dhe kjo ka qenë arsyeja që ka shtyrë KAS të marrë vendimin në fjalë. Kur shkojmë në realitetin politik është e qartë se vendosja e emrit të Metës në subjektin garues, krijon tek votuesi i PD, tek një pjesë e tij dyshimet e ligjshme se PD mund të rrëshkasë në kontrollin e Metës”, tha analisti.

Sipas analistit, emri i Metës në fletën e votimit si dhe fakti që logon e PD e ka Alibeaj do të çekuilibrojë Foltoren e Berishës.

Mendoj se në një pjesë të mirë të votuesit kjo krijon një ndjenjë pakënaqësie. Pjesa e zotit Alibeaj do të garojë me logon e PD mund të jetë një faktor që do të krijojë huti tek një pjesë e votuesve. Këta elementë pritet ta defavorizojnë partinë e PD të udhëhequr nga Berisha. Meta dihet prej kohësh që përfiton maksimalisht nga ky lloj kombinimi. Pavarësisht faktit nëse është emri i tij. Vizualisht në shumicën e aktiviteteve, duket qartë që Berisha është një nga violinat kryesore të fushatës, rol që po e zhvillon me një lloj patosi të ri, duke u hipotekuar si udhëheqësi i ri i së djathtës së bashkuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi në një periudhë larje hesapesh”

Nazarko: Meta, i detyruar të rreshtohej krah opozitës

Nga Mentor Nazarko

Basha para derës