MENU
klinika

Do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim

Emri që ka përzgjedhur Kongresi Amerikan për të përfaqësuar SHBA-në në vendin tonë

28.04.2023 - 18:37

Kongresi Amerikan ka zgjedhur sot emrin i cili do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në vendin tonë.

Mediat e huaja raportojnë se Kongresi Amerikan ka përzgjedhur, David J. Kostelancik i cili ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ku ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndoshta për të mbuluar ndonjë skandal të kryeministrit!"

“Përplasja” Yuri Kim-Rama/ Lubonja: Është fryrë si çështje

"E vetmja diplomate në histori që ka dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri – SHBA"

Yuri Kim largohet nga Shqipëria, komenti i Berishës

Deputeti i PD: Është një gëzim naiv nga ana e qeverisë!

Përplasja Rama- Yuri Kim/ Hila: Sjellja e Ministrisë së Jashtme, jo normale!