Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur po zhvillohet në Yerevan të Armenisë, event ku përfaqësohet Shqipëria. I pari që u ngjit në pedanë këtë të martë ishte shtangisti Erkand Qerimaj, që garoi në Baterinë B të peshës 73 kg, ndërkohë që në baterinë A është Briken Calja, që garon këtë mbrëmje. Në stilin e shkëputjtes Qerimaj e nis garën me 145 kg, peshë që e ngriti pa probleme.
Në provën e dytë ai realizoi me sukses edhe 150 kg, ndërsa në provën e tretë dështoi të ngrejë 152 kg. Në këtë stil, shkodrani renditet përkohësishti pari në Baterinë B. Stilin e shtytjes Qerimaj e nis me 168 kg, duke e realizuar me sukses provën e parë, por shkodrani dështoi të ngrejë 173 kg në provën e dytë dhe më pas dështoi edhe me 174 kg në provën e tretë.
Në këtë stil, Qerimaj renditet përkohësisht i katërti në Baterinë B. Me 318 kg në dygarësh, Erkand Qerimaj mbylli garën në Baterinë B në vendin e tretë. Paraqitja e mirë në stilin e shkëputjes mund ta afrojë me podiumin pas zhvillimit të garës në Baterinë B.