MENU
klinika

Axhenda

Escobar sot në Tiranë, takim me Ramën, Begajn dhe Alibeajn

11.04.2023 - 09:47

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do të zhvillojë një viztë zyrtare në Tiranë.

Escobar do të zhvillojë një vizitë dy ditore në vend. Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikes do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama.

Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputetët Gazment Bardhi e Jorida Tabaku.

Takimi i Escobar me kryeministrin Edi Rama pritet të zhvillohet rreth orës 16:00, ndërsa në orën 17:00 do të pritet në takim nga presidenti Begaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të shmangin veprimet që mund të nxisë tensione"

BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane