MENU
klinika

Ja vlerat e tyre

Farat e kungullit, çfarë përfitimesh kanë?

11.04.2023 - 08:20

Farat e kungullit janë një burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët luftojnë kundër qelizave të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka dalë në përfundim që gratë, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23% më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit.

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene. Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë dhimbjet e kokës dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori. Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq me 13%, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm me 10%. Gjithashtu reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore. Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Shkencëtarët kanë vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?