MENU
klinika

Shqipëria kërkon trofetë me 7 sportistë

Fillon Kampionati Europian i Peshëngritjes

15.04.2023 - 17:42

Nga 15-23 prill në Armeni do zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes. Në pedanë do zbresin peshëngritësit më të vlefshëm, duke synuar një rezultat të mirë, çka do vlente për pikët e Lojërave Olimpike, Paris 2024.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Kampionat Europian me 7 sportistë. Konkretisht Briken Calja në peshën 73 kg, Erkand Qerimaj në peshën 73 kg, Daniel Godelli në peshën 81 kg, Ertjan Kofsha në peshën 81 kg, Kristi Ramadani në peshën 81 kg, Krenar Shoraj në peshën 89 kg dhe Arjeta Rade në peshën 76 kg.

Kuqezinjtë janë gati dhe kanë udhëtuar për në Armeni me idetë e qarta, për t’u kthyer në atdhe me disa trofe. Kampionët si Calja, Qerimaj apo edhe Godelli, kanë pritshmëri të larta në disiplinat e tyre, duke mos përjashtuar edhe surprizat nga peshëngritësit e tjerë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin