MENU
klinika

Moment historik!

Finlanda nesër zyrtarisht anëtare e NATO-s

03.04.2023 - 16:59

– Finlanda do të bëhet anëtarja e 31 e NATO-s të martën. BBC raporton se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka ritheksuar se Finlanda do t’i bashkohet nesër Aleancës.

“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit. Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim.”-tha Jens Stoltenberg.

Pranimi i afërt i Finlandës në NATO erdhi pasi Rusia tha të premten se një armëpushim në Ukrainë nuk do t’i mundësonte asaj të arrinte qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak” për momentin. Për presidentin rus Vladimir Putin, pranimi i Finlandës është një pengesë e madhe strategjike.

Presidenti i Republikës, Sauli Niinisto, do të udhëtojë në Bruksel dhe do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të anëtarësimit të organizuar në selinë e NATO-s.

Një nga parimet themeluese të NATO-s është ai i mbrojtjes kolektive – që do të thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar trajtohet si një sulm ndaj të gjithëve. Finlanda, një vend me një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë dhe një nga arsenalet më të fuqishme të artilerisë në Evropën Perëndimore, vendosi të heqë dorë nga neutraliteti i saj dhe t’i bashkohet aleancës në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN