MENU
klinika

"S'kam lidhje me vrasjen e Nikulajt!"

Fotot i qarkullojnë në media, portugezi reagon në Tik Tok

28.04.2023 - 09:50

Ruben Saraiva, portugezi që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin dhe eksponentin politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare. Dy ditët e fundit në të gjitha mediat u raportuan për detaje që lidhen me portugezi, përfshirë këtu edhe fotot e tij, të publikuara gjithashtu në rrjetet sociale me të njëjtin emër.

Por, së fundmi, në Tik Tok, po qarkullojnë stause të personit që shihej teksa postonte nga Greqi dhe Portugalia. Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt.

“U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,”- shkruhet në postimet e tij.

Megjithatë, ajo ç’ka e bën të dyshimtë është se ky profil është hapur dje, vetëm pas publikimit të fotove të tij në mediat shqiptare që tregonin imazhe të reja të portugezit që deri një ditë më parë e identifikuan me një foto pasaporte.