MENU
klinika

Ndeshja e javës së shkuar Laçi-Kastrioti!

FSHF pranon manipulimin e rezultatit

09.04.2023 - 17:06

Çështja e nxehtë e ditës është lajmi befasues i shtyrjes së ndeshjes Kastrioti – Bylis për shkak të kërcënimeve kundrejt arbitrave ç’ka bëri Shoqatën e Arbitrave të refuzonte të merrte përsipër këtë ndeshje.

FSHF doli me njoftim zyrtar ndërsa çështja tashmë do t’i kalojë organeve kompetente të drejtësisë. Por, në një mënyrë apo tjetrën, deklarata për shtyp e FSHF konfirmon një manipulim të ndeshjes Kastrioti – Laçi.

“Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit.”-shkruan Federata dhe kjo tregon qartë diktimin e rezultatit të ndeshjes nga faktorë jashtë fushës së blertë.

Pasojat e kësaj i ka vuajtur direkt ekipi i Laçit i cili u privua nga një gol që mund t’i jepte fitoren ndaj, në këtë mënyrë, skuadrës kurbinase mund t’i lindë e drejta për të pretenduar për më shumë. Mbetet të shihet si do të veprojnë skuadrat teksa ende nuk ka një komunikim zyrtar nga asnjë prej palëve të përfshira.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin