MENU
klinika

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Gërvalla takohet me ambasadoren e SHBA-së

27.04.2023 - 11:46

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në Nju-Jork është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ato diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka takuar edhe përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Zaki Nusseibeh. Edhe në këtë takim u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin