MENU
klinika

Humbi në zjedhje

Gjukanoviç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

05.04.2023 - 20:22

Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS). Gjukanoviç e drejtoi DPS-në që nga viti 1998. Ushtruesi i detyrës së presidentit të partisë do të jetë Danijel Živković, që aktualisht është kryetar i grupit parlamentar, raportoi TVCG. Për këtë vendim Gjukanoviç ka njoftuar kolegët e tij partiak. Shumë shpejt pritet që të mbahet dhe një mbledhje brenda partisë për të nisur procedurat për zgjedhjen e një drejtuesi të ri.

Milo Gjukanoviç u rrëzua nga pushteti pas 30 viteve, në zgjedhjet e zhvilluara së fundmi në Malin e Zi. Jakov Milatoviç, nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani, fitoi ndjeshëm me 62% të votave, ndërsa Gjukanoviç mori vetëm 38% të tyre. Ai u pranoi humbjen dhe përgëzoi pasardhësin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN