MENU
klinika

Fillon procesi i paraqitjes së provave

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëgjohen dëshmitarët e parë

11.04.2023 - 12:44

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë sot në Hagë.

Në gjykimin e sotëm fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Seanca të tilla pritet të ketë më sot, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill. Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi për të qëndruar në paraburgim

Ankesa e Thaçit/ Caktohet paneli i Apelit

Korrespodentja e revistës Time mohon këto pretendime

A ishte UÇK një organizatë kriminale, terroriste dhe islamike?