MENU
klinika

Krujë

Goditeti një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në pyll

30.04.2023 - 12:23

Një tjetër zonë e pyllëzuar është përdorur për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë. Policia bën me dije se ka asgjësuar 224 fidanë të kultivuar në kubikë në fshatin Cudhi.

Policia ka identifikuar dy autorë të dyshuar të mbjelljes së lëndës narkotike dhe ka vënë në pranga njërin prej tyre. Ndërkohë ka shpallur në kërkim një tjetër.

“Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi”, thuhet në njoftim.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendoset në pranga pronari i firmës dhe shoferi

Si u zbulua heroina në autobus në portin e Durrësit!


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin