MENU
klinika

EU4Culture

Hapet së shpejti pas restaurimit Hamami në Durrës

16.04.2023 - 13:59

Në Durrës vijon puna për restaurimin e Hamamit, monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I nga programi EU4Culture .

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për restaurimin e këtij monumenti dhe si do të jetë ai pas ndërhyrjes.

Ndërhyrjet përfshijnë restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital.

“Pavarësisht interesit të turistëve për ta vizituar, Hamami i Durrësit ka qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, ai do të hapet së shpejti për publikun pasi të kenë përfunduar planet e restaurimit dhe rindërtimit, të cilat synojnë ruajtjen e tipareve origjinale”, tha Margariti.

Për shekuj me radhë, hamamet kanë qenë pjesë përbërëse e peizazhit urban të shumë qyteteve shqiptare gjatë sundimit osman.

Hamami i Durrësit, i ndodhur pranë Torres Veneciane, është pjesë e një grupi monumentesh me rëndësi arkeologjike dhe kulturore përgjatë rrugës historike Egnatia.

E ndërtuar në shekullin II para Krishtit, Egnatia ishte pjesë integrale e rrugës tregtare të Perandorisë Romake, që lidhte qytetin antik të Dyrrahut (Durrësi i sotëm) me Kostandinopojën (Stambolli i sotëm).

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe