– Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti teksa është shprehur se një numër i madh njerëzish po braktisin vendin. Sipas tij, Kurti nuk ka shpenzuar asnjë cent në projekte strategjike.
“Kërkohet llogaridhënie në shoqëritë e tjera për ata që nuk e kanë zbatu ligjin për buxhetin. Ke kriju kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tond, të punësuarve në sektorin publik, pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, çfarë inati ke me ta pse nuk jua rritë rrogat. Siguria është çështje serioze në Kosovë. Pse ja ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i mban shkollat mshelë, e i jep qindra milionë euro për çështje palidhje, çka është problem yt me këtë vend. Nuk ka mju nënshtru Kosova një logjike të një njeri asnjëherë, i ke thanë Hashim Thaçit, shko “Hashim ”, ta dish shkoi Hashimi prej që ke ardhë ti nuk po shoh që dikush ka pa hajër prej teje. Edhe une po të them shko Albin se spo qet dritë, vec nuk muj me të thanë shko atje ku janë ata”, tha Haradinaj.
Po ashtu pati kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.
“Na ke thanë më herët kusheritë janë për dasma, për shtëpija, nuk e ki një në kabinet që se ka naj baxhanak a kusheri në pozita kyçe. Pate qef me kap edhe gjyësorin, të ka mbet merak”, u shpreh ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka renditur ‘sukseset’ e qeverisë përgjatë dy viteve të fundit. Në seancën e sotme parlamentare, para deputetëve ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë. Kreu i qeverisë së Kosovës, përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë. Më tej, kryeministri Kurti foli edhe për miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin që do të çojë të Vettingu. Pas përfundimit të fjalës së Kurtit, opozita është përgjigjur duke numëruar dështimet e qeverisë gjatë dy viteve.