MENU
klinika

U dyshua për mina të telekomanduara

Identifikohet personi që dyshohet se vendosi GPS në dy makinat

03.04.2023 - 13:43

Një djalë i ri është identifikuar si autori i dyshuar i vendosjes së GPS në dy automjete në Pogradec ditën e dielë. Policia tha se ka shpallur në kërkim shtetasin S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39 vjeç, janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij. Mësohet se këto makina kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë në Pogradec.

Njoftimi nga Policia Pogradec
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vendosjen e 2 pajisjeve GPS, në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zbulohen konfliktet e 39-vjeçarit
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Pogradec. Pas mbërritjes në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Çekani nuk është një emër i panjohur në polici pak javë më parë ai ka qenë i arrestuar për një konflikt që ka pasur me disa persona nga Pogradeci dhe Tirana.

Në bazë të dëshmisë që ai ka dhënë në polici bëhet fjalë se GPS është porositur nga po të njëjtët persona që kanë ende një konflikt të hapur pasi 3 prej tyre janë ende në kërkim (nga ngjarja e ndodhur disa javë më parë ku ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë