Interi dhe Juventusi do përballen sot në 21:00 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë. Përballja në “Giuseppe Meazza” pritet me interes, teksa në të do vendoset finalisti i parë i Kupës së Italisë. Dueli i parë në Torino përfundoi 1-1, me skuadrat që janë në barazim.
Në këtë takim ka edhe një rekord të ardhurash, me mbi 5 milionë euro që kanë ardhur si rezultat i shitjes së biletave. Prej ditësh në treg nuk ka më bileta, teksa në stadium priten më shumë se 75 mijë tifozë. Derbi i Italisë është i katërti këtë sezon, teksa tifozët duken të etur edhe për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave. Rekord në shitjen e biletave dhe te të ardhurat e siguruara, që duket fitorja e parë e organizatorëve të Interit.
Produksioni televiziv do t’i besohet Lega Serie A dhe do të përdoren 25 kamera, teksa do shtohet droni dhe “shtesat” e Canale 5, e cila do të transmetojë ekskluzivisht ndeshjen. Do të ketë 40 transmetues dhe derbi italian do të jetë i dukshëm në 170 vende të botës.
Mes ish-ve të mëdhenj në tribuna do të jenë Esteban Cambiasso, Walter Zenga, Beppe Baresi, Benny Carbone, Fabio Galante dhe Francesco Colonnese.