MENU
klinika

Statistikat

Interi për të sfiduar tabunë, por Juvja zhgënjen në transfertë

26.04.2023 - 12:57

Sot në mbrëmje në “San Siro” do të jepet edhe verdikti mbi finalisten e parë të Kupës së Italisë, në një përballje që fare mirë mund të kishte qenë edhe finalja.

Akti i parë mes Interit dhe Juventusit, i luajtur në “Allianz Stadium” ka përfunduar në barazim 1-1 dhe është shoqëruar sigurisht nga polemika të shumta dhe kartonë të kuq, siç është bërë tashmë zakon në derbin e Italisë. Falja e Lukakut pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë dhe prania e tij në fushë është vetëm një nga arsyet pse Interi shpreson të thyejë tabunë “Juventus” në këtë fazë të kompeticionit, një kundërshtar që gjithmonë ka rezultuar fatal në 6 herët që janë përballur në gjysmëfinale.

Dueli mes të dyja ekipeve do të zbresë në fushë 22 trofe, pasi bardhezinjtë vijnë si skuadra më e titulluar me plot 14 trofe, ndërkohë që në krahun tjetër pozicionohen 8 herë fituesit e Kupës, me të fundit të fituar vetëm një vit më parë përballë bardhezinjve (4-2 pas kohës shtesë). Por ndërkohë që Juventusi është “macja e zezë” e Interit në këtë fazë, torinezët nga ana tjetër u frikësohen transfertave. Në kampionat, skuadra e Alegrit ka treguar se nuk di të shënojë larg “Allianz Stadium”.

13 gola në 15 transfertat e Serisë A, janë një shifër alarmante për një klub si Juventusi, sulmi i të cilit jashtë shtëpisë renditet i 15-ti në klasifikimin e kampionatit, duke lënë pas në këtë renditje vetëm Empolin (12 gola), Leçen, Sampdorian, Specian dhe Veronën. E nëse bardhezinjtë do të aplikojnë këtë “trend” edhe në transfertën e sotme në Kupë, Interi mund të ketë një mundësi të artë për të siguruar finalen pas tabusë “Juve”. Përpos këtyre, sfida rezervon të tjerë numra interesantë.

STATISTIKAT

– Juventusi dhe Interi kanë luajtur 35 ndeshje në Kupën e Italisë, me bardhezinjtë që numërojnë 15 suksese përballë 11 të zikaltërve, ndërkohë që 9 sfida janë mbyllur në barazim. Juventusi ka shënuar 53 gola në këtë kompeticion, kurse Interi 44.

– Për herë të 6-të Juventusi dhe Interi përballen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (1937/38, 1982/83, 2003/04, 2015/16, 2020/21). Deri më tani, bardhezinjtë kanë pasur gjithmonë epërsinë në këtë fazë të kompeticionit.

– Juventus-Inter ka qenë finalja e Kupës së Italisë në tri edicione. Në vitin 1959 Juventusi fitoi 1-4, në 1965 sërish bardhezinjtë triumfuan 0-1.

Suksesi i vetëm i zikaltërve daton në sezonin e kaluar: 2-4 më 11 maj 2022 me dy golat e Perisiçit dhe golat e Barelës dhe Çalhanoglusë.

– Juventusi ka arritur në 21 finale të Kupës së Italisë (14 fitore); Interi ka shkuar deri në fund 14 herë dhe ka fituar në 8 raste.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin