Interi nuk po përjeton një moment të vështirë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Situata aspak e lehtë financiare e grupit “Suning” është tashmë e njohur, ashtu si dëshira e Stiven Zhangut për ta shitur klubin dhe mëri që vazhdon të lakohet është ai i “Investcorp”. Sipas asaj që raporton “Middle East Economy”, kompania nga Bahrejn po përpiqet të krijojë një grup investitorësh për të paraqitur një ofertë zyrtare për blerjen e klubit italian.
Po sipas medias, firma kërkon të mbledhë një fond prej 545-654 milionë dollarësh për blerjen, edhe pse pritet ende të shikohet nëse Zhang do të jetë dakord me çmimin e propozuar. Nëse “Investcorp”, që më parë ka shfaqur interes edhe për Milanin, do të shtijë në dorë aksionet e Interit, atëherë do të ishte një zgjerim i konsiderueshëm i portofolit sportiv të kompanisë, pas Xheksonvil Xhaguars në NFL.