Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dorëzoi në kuvend raportin vjetor për kriminalitetin në vend, në të cilin vërehet se Shkodra, Lezha, Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të vrasjeve krahasuar me qytetet e tjera.
Gjatë 2022 Prokuroria e Përgjithshme thekson se ka rritje të denoncimeve dhe procedimeve të regjistruara për gjobëvënie dhe heqje të paligjshme të lirisë në 116 raste, dhe në 41 raste të pengmarrjes.
Për një vit janë Shqipëri janë regjistruar 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kanosjes. Megjithatë drejtësia ka qenë efektive vetëm në një rast për të goditur krimin e organizuar
Kriminaliteti më i lartë në raport me numrin e popullsisë konsiderohet në qytetet e Gjirokastrës, për tu pasuar nga Elbasani, Tirana dhe Vlora. Qyteti me kriminalitet më të ulët llogaritet Berati që kësaj radhe ja ka kaluar Përmetit
Sa i takon korrupsionit drejtësia shqiptare ishte efektive në 213 raste për të goditur ata që stimuluan korrupsionin dhe që janë qytetarët, të cilët tentuan të korruptojnë një punonjës të shtetit kryesisht policët rrugore dhe që u denoncuan nga efektivët. Raporti vjetor publikon vetëm një shembull, kur në korrupsion dyshohet se u përfshi një funksionar i lartë.
Sa i takon rendit dhe sigurisë, qytetarët vetë u prekën nga vjedhja e pasurisë në 6624 raste të denoncuara prej tyre.
Në raport jepet alarmi për përdorimin e lëndës plasëse dhe të eksplozivëve në 39 raste për të shkatërruar pronën në 39 raste
Si shqetësim i përvitshëm theksohet krimi në familje me 14 vrasje të tilla
E teksa instalacioni vijon të jetë prezent , raporti përmend se ky problem buron nga dhuna e vazhdueshme në familje që 97 përqind të rasteve llogarit si viktima gratë dhe në 64 përqind dhunues janë burrat me statusin sipas raportit të papunë.