Rikthimi i Frenk Lampardit në “Stamford Bridge” është një shans për shumë lojtarë te të cilët 44- vjeçari ka besuar në aventurën e tij të parë në timonin e skuadrës dy vite më parë.
Mejzon Maunt dhe Eduard Mendi, dy emra që po gjejnë më pak hapësira dhe ishin dy prej lojtarëve të tij të preferuar te blutë e Londrës, mund të përfitojnë duke gjetur më shumë hapësira.
Tiago Silva, një prej lojtarëve të dëmtuar, ishte edhe njeriu më i besuar i Lampardit dy vite më parë. Qendërmbrojtësi brazilian u aktivizua në 76.7% të minutave që ai ishte i gatshëm. Ai luajti 1.243 minuta në total që kur iu bashkua klubit në 2020-ën, në fillim të sezonit të dytë të Lampardit në “Stamford Bridge”.