Është hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shorti për renditjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkisë së Tiranës në fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas shortit të hedhur me gogla, Arlind Qorri i lëvizjes “Bashkë” do të renditet i pari. Numrin 2 në fletën e votimit do ta mbajë kandidati i pavarur Marko Dajti nga fronti i majtë, i pasuar nga Lajla Përnaska me numrin 3, e cila do të garojë nën logon e PDIU.
Ndërsa kandidatët e partive të mëdha, janë renditur në fund të fletës së votimit. Përkatësisht, Erion Veliaj me numrin 4, Belind Këllici me numrin 5 dhe Roland Bejko me numrin 6.
Renditja në fletën e votimit e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës:
1.Arlind Qorri
2.Marko Dajti
3.Lajla Përnaska
4.Erion Veliaj
5.Belind Këllici
6.Roland Bejko