MENU
klinika

Iran

Kamera për të “kontrolluar” gratë që nuk mbajnë shami

09.04.2023 - 12:38

Autoritetet iraniane së fundmi duket se për të kontrolluar gratë që nuk mbajnë shami do të vendosin kamera në vende publike për ti gjurmuar dhe ndëshkuar.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi të identifikohen ato që do të shkelin rregullat do të marrin paralajmërime me mesazhe me tekst për pasojat, ka njoftuar policia.

Masa ka për qëllim “parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit“, shtoi policia në deklaratën, e cila u transmetua nga agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me gjyqësorin dhe agjencitë e tjera shtetërore të lajmeve, duke vënë në dukje se rezistenca e këtij lloji dëmton imazhin shpirtëror të Irani dhe shkakton pasiguri.

Ndërkaq një numër i madh i grave në Iran po refuzojnë që të mbajnë shami që pas vdekjes së 22 vjeçares kurde iraniane Mahsha Amini në shtator, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për shkelje të rregullores së hixhabit.

Forcat e sigurisë shtypën me dhunë protestat pas vdekjes së saj.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të arrestimit për shkeljen e kodit të detyrueshëm të veshjes, gratë ende shihen gjerësisht pa shami në qendra tregtare, restorante, dyqane dhe rrugë, dhe videot e grave që ecin pa hixhabe që sfidojnë policinë e moralit kanë vërshuar në mediat sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendi që 'zhduki' skllavërinë

Cili shtet merr çmimin “kombi i vitit”?

“Andrra e Pretashit” - historia e panjohur

Kujtimet e At Anton Harapit për epideminë e 1916-ës në Dukagjin

Të thëna e të pathëna...

Kush është Vladimir Putin?