MENU
klinika

Ishte personazh i njohur në Tik Tok

Kamioni aksidenton për vdekje ‘Olsi Policin”!

04.04.2023 - 13:32

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet. Një kamion raportohet se ka aksidentuar këmbësorin 32 vjeçar.

Burime thanë për Panorama TV se viktima është i njohur me emrin ‘Olsi polici’, apo ‘Olsi i treshit’, një personazh i Tik Tok dhe videot e tij janë virale në rrjetet sociale.

Emri i tij është Oligert Dika, konfirmoi Panorama TV.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN