MENU
klinika

MotoGP

Kampioni i botës zhgënjen në SHBA, Honda fiton pas dy vitesh

17.04.2023 - 12:33

Piloti spanjoll i Honda-s, Alex Rins është fitues i garës së Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP. Motori spanjoll rikthehet te suksesi pas gati dy vitesh.

Në vendin e dytë u rendit italiani Luca Marini me Mooney VR46 Racing Team, ndërsa në të tretin Fabio Quartararo me Yamaha.

Për t’u harruar gara për italianin Francesco Bagnaia me Ducati, që u rrëzua në xhiron e tetë. Kampioni i botës nuk arriti të marrë kështu asnjë pikë nga kjo garë.

Në fund të kësaj gare, në krye të renditjes botërore në MotoGP ndodhet ende italiani Marco Bezzecchi, që u rendit i gjashti në pistën e Austin në SHBA.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin