MENU
klinika

Durrës

Kapet punonjësja e bankës që zhvati klientët

06.04.2023 - 13:08

Një 37-vjeçare e cila rezultonte në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ajo dyshohet se gjatë kohës që punonte në një bankë në qytetin bregdetar u ka vjedhur klientëve shumta të ndryshme parash.

“Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin